×
  • Lajme
  • Botë

    Këta janë 11 kandidatët që synojnë postin e kryeministrit të Britanisë

    Reporteri
    10 Qershor 2019 | 20:32

    Theresa May njoftoi një javë më parë dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Konservatore dhe rrjedhimisht edhe nga drejtimi i Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.


    Por May do të vijojë të jetë kryeministre deri më 22 korrik, pasi partia e saj duhet të zhvillojë një proces të gjatë për të përzgjedhur pasardhësin.

    Janë 11 figura të rëndësishme të konservatorëve që kanë bërë publike kandidaturën e tyre për të marrë drejtimin e partisë. Kandidaturat do të jenë zyrtare më 10 qershor.

    Si do zgjidhet kryetari i ri i Partisë Konservatore?

    Çdo kandidat që do të kërkojë të garojë për postin e kryetarit të Partisë Konservatore duhet të mbështetet nga të paktën tetë deputetë. Drejtuesve aktual të partisë nuk u lejohet që të bëjnë fushatë për kandidatët.

    Më 13 qershor do të zhvillohet raundi i parë i votimit, ku do të eleminohet kandidati që merr më pak vota.

    Më 18 qershor do të zhvillohet raundi i dytë i votimit dhe aty do eleminohet kandidati ose kandidatët që marrin më pak se 10% të mbështetjes.

    Më 19 dhe 20 qershor, Partia Konservatore do të zhvillojë votime deri sa në garë të mbeten vetëm dy kandidatë.

    Më 22 qershor do të jenë anëtarët e partisë që do të votojnë për të zgjedhur kryetarin e ri.

    Kandidatët:

    Michael Gove – Sekretar për Mjedisin:

    Jeremy Hunt – Sekretar për Politikën e Jashtme:

    Andrea Leadsom – Drejtuese e Dhomës së Përfaqësuesve:

    Boris Johnson – Ish Sekretar për Politikën e Jashtme:

    Sajid Javid – Sekretar për Punët e Brendshme:

    Matt Hancock – Sekretar i Shëndetësisë:

    Esther McVey – Ish Sekretare për Punën dhe Pensionet:

    Sam Gyimah – Ish Sekretar shteti për Universitetet dhe Shkencën:

    Dominic Raab – Sekretar për Brexit:

    Rory Stewart – Sekretar shteti për Zhvillimin Ndërkombëtar:

    Mark Harper – Ish Sekretar shteti për Emigracionin:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!