Sot dhe zyrtarisht, skuadra e Vëllaznimit ka mbetur pa trajner.
Lajmin e ka bërë të ditur vet ish-trajneri, Granit Begolli i cili tha se është dorëhequr nga klubi gjakovar, shkruan Reporteri.net
Më poshtë postimin e tij të plotë:
“Përshëndetje të gjithëve,
Deshta të ju informoj që nga sot nuk do të jem pjesë e KF VLLAZNIMIT, kam dhënë dorëheqje nga pozita e trajnerit.
Së pari duhet të falemnderoj qytetin e Gjakovës për mikpritjen dhe sjelljen shumë korrekte ndaj meje, poashtu dua të falemnderoj tifozët për mbështetjen, bashkëpuntorët e mi Luan Tabakun, Valon Kasapin, Daim Xhepen dhe të tjerët që punuan në klub. Mbi te gjitha, dua ti falemnderoj futbollistët që ishin fantastik gjatë kësaj kohe sa kaluam se bashku, sepse pa ta unë si trajner nuk do të kisha këto rezultate.
Mirupafshim Gjakovë”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.