Conor McGregor beson se Deontay Wilder u përpoq të merrej me avantazhin e madhësisë së Tyson Fury gjatë humbjes së tij ndaj britanikut.
‘Bronze Bomber’ synonte të hakmerrej për humbjen e tij fillestare ndaj Gypsy King, por në vend të kësaj humbi për herë të dytë në 20 muaj.
Fury ndaloi kundërshtarin e tij në raundin e njëmbëdhjetë, pasi e rrëzoi atë në disa raste gjatë luftimit.
Britaniku gëzonte një avantazh të madh në peshë, pavarësisht se Wilder peshonte më shumë se kurrë dhe McGregor përmendi pabarazinë e madhe si një faktor kryesor në fitoren e Gypsy King.
Fury peshonte plotë 125 kilogramë, për dallim nga Wilder që peshoi 107 kilogramë – pothuajse dyfish më shumë se amerikani.
“Luftë e madhe, të dy luftëtarë, të dy fitues”, shkroi irlandezi në Twitter .
“Është e vështirë të mos ju lë përshtypje Deontay; kundër njeriut shumë më të madh”.
“Lufta e madhe [por] kilogramët e tepërt e bënë dallimin. Boksuan me ndershmëri të dy atje, përplasje shumë e këndshme. Respekt”.
“Nivelet e tyre të aftësive janë unike, por shumë të afërta. Një trilogji e madhe në peshë të rëndë. Urime Tyson dhe Paris. Unë dhe Dee jemi shumë të lumtur për ju dhe fëmijët. Urime Deontay dhe Telli gjithashtu. Ishte një takim i mrekullueshëm”, ka shtuar më tej irlandezi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.