×
  • Sport
  • Sport

    Kroacia barazon dhe humb vendin e parë në grup

    Reporteri
    12 Tetor 2021 | 8:23

    Në grupin H Kroacia barazoi 2-2 ndaj Sllovakisë në Zagreb duke humbur vendin e parë për momentin që tashmë i takon Rusisë.


    Schranz në minutën e 20-të shënoi me kokë pas krosimit të Hamsik nga goditja standarte golin që zhbllokoi shifrat. Kroatët reaguan shpejt dhe barazuan shifrat me Kramaric 5 minuta më vonë. Por atëherë kur nuk e prisnin u ndëshkuan nga Haraslin në minutën e 45-të.

    Në sekondat e fundit të pjesës së parë Kroacia u ndal nga shtylla pas tentativës së Kramaric ndërkohë që golin e barazimit e gjeti me Luka Modric në minutën e 71-të, me kapitenin që shënoi direkt nga goditja standarte, edhe me pak fat pasi muri i sllovakëve u hap në momentin e fundit.

    Në minutën e 83-të kroatëve iu anulua një gol nga var për pozicion jashtë lojë i Nikola Vlasic.

    Me këtë barazim Kroacia u ngjit në kuotën e 17 pikëve, ndërkohë që në krye të grupit tashmë është Rusia me 19 pikë që mori një fitore të madhe në transfertën ndaj Sllovenisë me shifrat 1-2.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!