×
  • Lajme
  • Lajme

    I bëhet zgjidhje familjes nga Lipjani që iu pushtua shtëpia nga gjarpërinjtë

    Reporteri
    10 Qershor 2019 | 22:28

    Ka 4 ditë që po qëndrojnë nën qiell të hapur. Gjarpërinjtë e shumtë, që u paraqitën në këtë shtëpi që nga mesnata e së premtes, vazhdojnë të sjellin tmerr për familjen Ahmeti nga fshati Resinoc i Lipjanit.


    Pas publikimit të rastit, një kompani private vullnetarisht i doli në ndihmë familjes, duke bërë dezinfektimin dhe deratizimin e shtëpisë dhe oborrit, raporton KTV.

    Sipas përfaqësuesve të kompanisë AD nga Prishtina, preparati Ditox dhe Retil largon gjarpërinjtë për një kohë, por shtëpia e vjetër dhe çarja e saj ua mundëson atyre të paraqiten sërish.

    Përfaqësuesit e kompanisë i kanë këshilluar familjarët se si të veprojnë tani.

    Kurse, Komuna e Lipjanit i bëri ofertë familjes që të largohet prej aty deri sa të gjendet një zgjidhje e përhershme.

    Përparim Ahmeti, kryefamiljar, thotë se zgjidhja është ndërtimi i një shtëpie të re sepse aktualja është tejet e vjetër dhe e shkatërruar.

    Të hënën, ata i kanë vizituar edhe disa ushtarë të KFOR-it.

    Gjarpërinjtë ia pushtojnë shtëpinë familjes nga Resinoci i Lipjanit

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!