×
  • Sport
  • Sport

    Shqipëria merr një lajm katastrofal, një nga futbollistët më të mirë të kombëtares s’do të luaj kundër Polonisë

    Reporteri
    12 Tetor 2021 | 15:45

    Kombëtarja e Shqipërisë ka marr një lajm tejet të keq para ndeshjes me Poloninë.

    Futbollisti i njohur, Klaus Gjasula ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus, transmeton Reporteri.net.

    Dje gjatë ditës pozitiv rezultoi Sokol Cikalleshi, ndërsa sot pozitiv ka rezultuar Gjasula.

    Nëse Shqipëria arrin të fitoj sonte kundër Polonisë, atëherë është shumë afër “play-off”-it për t’u kualifikuar për Kupën e Botës që luhet vitin e ardhshëm.

    Gjasula është një nga lojtarët më të rëndësishëm në sistemin e Edi Rejas dhe mbetet të shihet se kush do të jetë zëvendësuesi i tij.

    Në vend të Cikalleshit, sonte nga minuta e parë pritet të luaj heroi i tifozëve, Armando Broja./Gazeta Online Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!