Kombëtarja U17 e Kosovës ka arritur të shënoj një sukses historik.
Ata kanë mposhtur me rezultat 1:0 Ishujt Faroe për t’u kualifikuar në “Elite Round” për kampionatin Evropian 2022.
Golin e vetëm për Kosovën e shënoi Arjol Bllaca në minutën e 59-të, kurse në minutën e 87-të u ndëshkua me të kuq Alpi Shahini, duke lënë “Dardanët” me një futbollist më pak, transmeton Reporteri.net.
Kosova fazën e parë kualifikuese e mbylli me dy fitore dhe një humbje, derisa ka fituar ndaj Austrisë 1:0 dhe sot kundër Ishujve Faroe, teksa ka humbur nga Sllovenia 1:0.
Për Kosovën U17 kjo është hera e dytë që kalon në këtë rund. Hera e parë ishte në vitin 2018./Gazeta Online Reporteri/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.