Pak orë para fillimit të ndeshjes Shqipëri-Poloni, situata në Tiranë është tensionuar, ku tifozët shqiptarë janë konfrontuar fizikisht me ata polakë.
Nga videot e publikuara një grup tifozësh të cilët ndodhet para presidencës janë sharë dhe ofenduar me disa polakë që ishin të pranishëm.
Është dashur ndërhyrja e policisë për të shpërndarë turmat që situata të mos agravonte më shumë dhe që mos të kishte përplasje fizike mes tifozerive.
Shqipëria do të luajë në orën 20:45 sfidën e radhës kualifikuese të Kupës së Botës ndaj Polonisë në “Air Albania”. Ky takim do të luhet me kapacitet maksmial të tifozëve që do të jenë rreth 22 mijë të pranishëm, ndërsa nuk do të mungojnë as tifozët polakë që do të jenë rreth 1 mijë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.