Lojtarët janë kthyer në fushë, pas një incidenti që ndodhi në ndeshjen Shqipëri- Poloni, ku tifozët e kombëtares shqiptare gjuajtën me shishe futbollistët polak pasi këta të fundit shënuan gol kundër Shqipërisë.
Ndeshja në “Air Albania” u ndërpre nga gjyqtarët për disa minuta si pasojë e këtij incidenti, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Goli i epërsisë erdhi në minutën e 77 nga Swiderski.
Kujtojmë që për herë të dytë pas takimit ndaj Francës, Arena Kombëtare është me kapacitet të plotë, me 22 mijë tifozë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.