Kombëtarja e Kosovës është mposhtur nga Gjeorgjia me rezultat 1-2.
Ishte Tornike Okrishvili ai që i dha epërsinë në min e 11.
Okriashvili shënoi pas një gabimi amatoresk të portierit Aro Muric.
Në vazhdim Dardanët morrën iniciativën dhe arritën të barazojnë në min e 45′ përmes Vedat Muriqit.
Muriqi shënoi në min e 45′ nga pika e penalltisë pasi paraprakisht një nga futbollistët e Gjeorgjisë preku topin me dorë brenda zonës.
Në pjesën e dyta starti ishe i baraspeshuar me të dyja skuadrat që mundoheshin të sulmojnë përmes kundërsulmeve.
Megjithatë, atëherë kur nuk pritet nga askush Zuriko Davitashvili i dha epërsië Gjeorgjisë për rezultatin përfundimtarë 1-2.
Me këtë humbje tani Kosova bie në pozitën e pestë në grupin B të kualfiikimeve me katër pikë, kursë Gjeorgjia ngritet në të katërtën me katër pikë por me goldallim më të mirë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.