×
  • Sport
  • Sport

    Incidenti me tifozë, ndërprerje e lojës, Shqipëria humb nga Polonia në ‘Air Albania’

    Reporteri
    12 Tetor 2021 | 23:08

    Është mbyllur takimi mes Shqipërisë e Polonisë në stadiumin “Air Albania”.

    Polonia arriti të shënojë një gol në pjesë e dytë të takimit, shkruan Reporteri.net.

    Golin për Poloninë e realizoi Swiderski në minutën e 77.

    Por, menjëherë pas këtij goli, tifozët shqiptarë të nervozuar hodhën shishe drejt lojtarëve polak.

    Madje në një moment, Lewandowski iu drejtua tifozëve duke ju thënë të qetësohen, e për disa minuta ky takim në staidumin “Air Albania” u ndërpre, por pas këtij incidenti lojtarët u kthyen në fushë.

    Ndeshja u mbyll me rezultat 0:1 në të mirë të polakëve/Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!