×
  • Sport
  • Sport

    Federata e Futbollit të Kosovës thërret konferencë për media, a do shkarkohet Bernard Challandes?

    Reporteri
    13 Tetor 2021 | 11:06

    Pas rezultatit turpërues mbrëmë kundër Gjeorgjisë në “Fadil Vokrri”, Federata e Futbollit të Kosovës ka thirrur sot një konferencë për media nga ora 13:00.

    Ende nuk dihet arsyeja e thirrjes së konferencës por mund të jetë për të ardhmen e trajnerit, Bernard Challandes, transmeton Reporteri.net.

    Dy humbjet e fundit e kanë lëkundur shumë pozitën e Challandes tek Kosova.

    Kosova gjendet në vendin e fundit në grup për kualifikime për Botëror. Përkundër që pritjet për këtë fazë kualifikuese ishin më të mëdha, kombëtarja e Kosovës pati rezultate jo të mira. /Gazeta Online Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!