×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpendi Ahmeti tregon se si filloi përleshja mes tifozëve

    Reporteri
    11 Qershor 2019 | 0:05

    Kreytari i Prishtinës ka shkruar në rrjetin social Facebook rreth përleshjes së sotme mes tifozëve bullgar dhe “Dardanëve”.


    Ky është shkrimi i plotë i tij:

    Në minutën e 88, një tifoz bullgar (si duket i Federates) gjuajti me shishe drejt nje grupi të madh tifozesh nga Kosova duke nxitur një konflikt i cili zgjati disa minuta. Mësyen edhe tifozë të tjerë duke sharë tërë kohën.

    Disa nga tifozët nga Kosova nuk u zmbrapsen por shumë shpejtë u rrethuam nga Forcat Speciale. Përderisa të shamet dhe bërtimar vazhduan në drejtimin tonë.

    Në ato momente Rashani shënoi për 3 me 2. Heshtje e plotë dhe nuk shante më askush. Moment më të mirë nuk kam përjetuar në ndonjë lojë. Edhe pse e tensionuar e me nervozë tifozeria nga Kosova nuk u ndal. Policët na shikonin me inat e me nervozë. Falemnderit djema që na e dhuruat këtë ndjenjë.

    Një tifoz bullgar që ishte ulur afër meje rreth 70 vjeç tha “urime, na keni mund me gjithë meritë, sonte na treguat si luhet futbolli”. E i harruam edhe huliganët, edhe shiun edhe policinë. Tepër ndjenjë e mirë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!