×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Dosja e pronave në Dhërmi u vodh për 3 minuta, hajduti e dinte ku ishin dokumentet

    Reporteri
    13 Tetor 2021 | 22:21

    Grabitja e dosjes së pronave në zyrat e qarkut të Vlorës ishte e mirëpërgatitur. Burime bëjnë me dije se e gjithë grabitja ndodhi për 3 minuta dhe se grabitësi e dinte shumë mirë se ku ndodheshin dosjet e pronave.

    Mësohet se autori me ndihmën e punonjësve brenda institucionit ka ditur saktë vendndodhjen e dosjeve, si dhe ka qenë në dijeni të plotë të vendit ku ishin kamerat e sigurisë.

    Gjithashtu do të ketë një hetim për punonjësit e Kadastrës, të cilët mund të jenë të përfshirë në këtë grabitje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!