Klubi i Barcelonës dhe i Milanit ka shtuar edhe një emër në listën e futbollistëve që po tentojnë të transferojnë në merkaton e verës së ardhshme.
Sipas “ESPN” dy klubet janë duke monitoruar situatën e futbollistit anglez të Manchester United, Jesse Lingard, transmeton Reporteri.net.
Lingard është Iihapur për një transferim në Spanjë dhe Itali. Ai ka refuzuar të vazhdoj kontratën me Manchester United.
Anglezi nuk është shumë i lumtur me minutazhën që po ia jep trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.