Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Kuvendi se brenda vitit tjetër Shqipëria do të dërgojë dy satelitë në orbitë.
Ndonëse se në Kuvend pati të qeshura nga radhët e opozitës, Rama se një gjë e tillë do të bëhet realitet shumë pas një viti.
Ai nuk la pa ironizuar edhe me akuzat e opozitës, ku i tha se duhet të ndërrojnë ‘pllakën e gramafonit’ duke shtuar se tashmë ka ikur edhe ‘zëri i padronit’, referuar ish-kreut të PD-së, Sali Berisha.
“Do çojmë dhe satelitë në orbitë, qeshni po kur të shikoni satelitët ‘Shqipëria në Orbitë’ dhe jo mandatin tjetër, por vitin tjetër, satelitët ‘Albania 1’ dhe ‘Albania 2’, qeshni por do i shikoni atje në orbitë. Pllaka e gramafonit është regjistruar në 2013, të paktën prodho një pllakë të re, futi ca melodi të reja se i njëjti avaz që në 2013. Aq më tepër tani, duhet pllakë tjetër se zëri i padronit ka ikur të foltorja, tani ka ngelur vetëm zëri pa padron, vër një pllakë të re”, u shpreh Rama.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.