Shkarkimi i Bernard Challandes i ka hapur rrugë kombëtares së Kosovës që të shikoj për një emër të ri për stolin e “Dardanëve”.
Emrat si Felix Magath, Roberto Carlos, Gianni de Biasi, Walter Zenga dhe Primoz Gliha kanë qarkulluar në media që nga dje, transmeton Reporteri.net.
Përveç Magath që ka pasur sukses dhe që ka përvojë të gjatë menaxheriale, për të tjerët kandidatë nuk mund të thuhet kështu.
Roberto Carlos, një emër i madh si futbollist, por si trajner nuk mund të thuhet e njëjta.
Që nga viti 2015, Carlos nuk ka qenë trajner i asnjë ekipi. Në vitin 2015, ai e udhëheqi Delhi Dynamos për 16 ndeshje.
Ai në vitin 2017 ishte pjesë e menaxhmentit të marketingit të Real Madridit, kurse në vitin 2018 pjesë e menaxhmetit të marketingit të Morokos.
Ardhja e tij do të kthente vëmendjen e mediave ndërkombëtare kah Kosova, por se a do të ketë sukses, mbetet për t’u parë.
Emri tjetër që është përmendur është ai i Walter Zengas. Italiani, që ka karrierë të gjatë edhe si futbollistë edhe si trajner, nuk shquhet për suksese të shumta si menaxher.
Ekipi i fundit që ka udhëhequr ka qenë Cagliari vitin e kaluar. Ai e udhëheqi këtë skuadër për 13 ndeshje dhe pati një rekord negative ku arriti të shënoi vetëm 3 fitore, 4 barazime dhe pati 6 humbje.
Emri tjetër i përfolur sot, Primoz Gliha ka udhëhequr kombëtaren e Sllovenisë U21 nga viti 2015 deri më 2020.
Në 42 ndeshje sa ishte trajner i tyre, ai fitoi 16, barazoi 10 dhe humbi 16. Po ashtu ka udhëhequr edhe ekipe si Koper, Mura e Gorica. Një emër jo shumë i njohur në futboll.
Giovanni de Biasi, emri që të gjithë shqiptarët e duan. Një trajner që bëri realitet ëndrrën e Shqipërisë duke e dërguar në Evropian.
Por, që nga koha kur u largua nga Shqipëria, në vitin 2017, De Biasi s’ka pasur sukses më. Me Alavesin dështoi, vetëm 9 ndeshje ishte trajner i tyre dhe pësoi 6 humbje.
Tash menaxher i Azerbejxhanit, ku ka vetëm 2 fitore, 5 barazime dhe 11 humbje.
Emri më i madh ndër të gjithë këta është pa dyshim ai i Felix Magath. Por, gjermani që 5 vjet s’ka udhëhequr asnjë ekip.
Ekipi I fundit ishte SD Luneng, me të cilët në 55 ndeshje pati 22 fitore, 16 barazime dhe 17 humbje.
Para këtij ekipi, Magath ishte trajner i Fulham, me të cilët dështoi, në 20 ndeshje pati 4 fitore, 4 barazime dhe 12 humbje.
Në vitin 2020 ai u bë drejtor sportive i dy klubeve, Wurzb Kickers dhe Admire Wacker. Tash, momentalisht është i papunë.
Mbetet të shihet në ditët në vazhdim nëse do të shfaqet ndonjë emër i ri për të marr udhëheqjen e kombëtares së Kosovës./Reporteri.net/