×
  • Lajme
  • Shqipëria

    9 viktima dhe 495 të infektuar me Covid-19 në Shqipëri

    Reporteri
    14 Tetor 2021 | 18:09

    Numri i personave që kanë humbur jetën nga Covid-19 është rritur sërish ditën e sotme.


    Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve kanë humbur jetën 9 qytetarë, ndërsa kanë rezultuar pozitivë me Covid 495 persona.

    Personat që kanë humbur jetën 4 qytetarë nga Tirana të moshës 30- 77 vjeç, 1 qytetar nga Berati 59 vjeç, 1 qytetar nga Lezhë 66 vjeç, 1 qytetar nga Saranda 67 vjeç, 1 qytetar nga Gramshi 77 vjeç, 1 qytetar nga Korça 86 vjeç.

    Gjatë 24 orëve janë kryer 3732 testime, ndërsa janë shëruar 606 persona.

    Rastet pozitive rezultojnë në këto bashki:

    258 qytetarë në Tiranë, 35 në Fier, 20 në Lushnje, 19 në Kamëz, 15 në Durrës, 14 në Shkodër, 12 në Vlorë, 10 në Mallakastër, Gjirokastër, 9 në Krujë, 8 në Lezhë, Patos, Korçë, Elbasan, 7 në Pogradec, 5 në Sarandë, Librazhd, 4 në Malësi e Madhe, Pukë, Vorë, 3 në Has, Libohovë, Kuçovë, 2 në Kukës, Tropojë, Mirditë, Shijak, Rrogozhinë, Konispol, Tepelenë, 1 në Fushë- Arrëz, Kurbin, Kavajë, Rroskovec, Divjakë, Selenicë, Përmet, Poliçan, Belsh.

    Aktualisht në të gjithë vendin janë 6,562 pacientë aktivë me Covid-19, ndërsa po marrin trajtim 153 pacientë, nga të cilët 25 janë në gjendje më të rënduar.

    Që nga fillimi i pandemisë numri i të shëruarve ka shkuar në 167,308 persona.

    Statistika (14 Tetor 2021)
    Raste të reja ditore 495
    Të shëruar në 24 orë 606
    Të shtruar në spitale 153
    Humbje jete në 24 orë 9
    Testime ditore 3732

    Testime totale 1,250,052
    Raste pozitive 176,667
    Raste të shëruara 167,308
    Raste Aktive 6,562
    Humbje jete 2,797

    Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
    Tiranë 3002
    Durrës 782
    Fier 666
    Shkodër 517
    Vlorë 257
    Elbasan 281
    Lezhë 226
    Berat 210
    Gjirokastër 207
    Kukës 154
    Korçë 152
    Dibër 108

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!