×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Humb kontrollin e motorit, vdes 22-vjeçari shqiptar në Itali, e dashura e tij në gjendje të rëndë

    Reporteri
    14 Tetor 2021 | 20:32

    Një 22-vjeçar shqiptar me iniciale R.K ka humbur jetën në një aksident me motor në Itali.


    R.K ishte rezident në San Gemini të Italisë.

    Mediat italiane, bëjnë me dije se i riu po udhëtonte me të dashurën e tij, e më pas ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një kamion, duke përfunduar në anën tjetër të rrugës.

    Mësohet se i riu ka ndërruar jetë në vend ndërsa edashura e tij ndohet në spital në gjendje të rëndë për jetën. Ajo ndodhet e shtruar në spitalin “Santa Maria”.

    Aklsidenti tragjik ndodhi pasditen e djeshme. Policia tashmë po punon për saktësuar dinamikën e plotë të ngjarjes dhe shkakun e aksidentit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!