×
  • Sport
  • Sport

    Tahir Batatina: Nuk i frikësohem Kombëtares, por ende nuk jam i gatshëm për atë pozitë

    Reporteri
    14 Tetor 2021 | 22:12

    Kombëtarja e Kosovës tashmë është pa trajner, pas shkarkimit të Bernard Challandes.


    Kosova vendosi të ndërpresë rrugët me trajnerin Bernard Challandes, pas më shumë se tre vitesh e gjysmë, kështu drejtuesit e Federatës së Futbollit janë vënë në lëvizje për të gjetur pasuesin e 70-vjeçarit zviceran, shkruan Reporteri.net

    Emrat si Felix Magath, Roberto Carlos, Gianni de Biasi, Walter Zenga dhe Primoz Gliha kanë qarkulluar në media që nga dje.

    Për të kuptuar më shumë se cili nga emrat do të jetë trajneri i ri i Kosovës, dhe se a do e mendonte ai vetën në stolin e trajnerit të Kosovës, Gazeta Online Reporteri.net ka kontaktuar me trajnerin e Llapit, Tahir Batatina.

    Ai fillimisht tha se Kosovës i duhet një trajner me eksperiencë të madhe.

    “Mendoj që zgjedhja më e mirë kish me qenë një trajner që ka eksperiencë në ndeshje me Kombëtare dhe ende nuk janë pjekur kushtet që njëri nga ne trajnerët të marr pozitën e selektorit, mendoj që duhet një përvojë me skuadrën, pastaj me kalimin e kohës pse jo ndonjë trajner shqiptar të marrë pozitën e selektorit. Pasi mendoj që kontribut munden me dhanë edhe trajner të moshave të reja me qenë pjesë e e stafit të selektorit të Kosovës, pasi e ndihmojnë shumë trajnerin”, tha fillimisht tekniku.

    Batatina thotë se Kombëtares tonë i duhet një trajner gjerman, pasi kanë mentaltetin e luftëtarit deri në minutat e fundit.

    “Them se Kosova duhet me mendu për trajner gjerman, sepse kanë filozofi të luftës dhe kjo i përshtatet mentalitetit të Kombit tonë, kur dihet që për 90 minuta e aplikojnë gjermanët në fushë.

    Ndërsa, për fund, tekniku i Llapit thotë se nuk është gati për ta pranuar detyrën e selketorit të Kosovës.

    “Unë dua të jem i sinqertë që Kombëtares nuk i frikësohem por ende nuk jam i gatshëm për atë pozitë edhe pse me statistika jam trajneri që në gjashtë vitet e fundit kam udhëhequr ndeshje më së shumti, pas një kohe nuk e përjashtoj mundësin që do të jem i gatshëm, por njëherë jam i fokusuar vetëm te skuadra e Llapit dhe e dua titullin kampion me Llapin dhe pastaj do të mendoj më lartë si trajner”, përfundoi Batatina.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!