Ivica Daçiq ka thënë se ekzistojnë njoftime zyrtare se Kosova planifikon ta fitojë Trepçën.
Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq ka thënë për “Zërin e Amerikës” se ekzistojnë njoftime zyrtare se Kosova planifikon ta fitojë Trepçën dhe të vendosë mjete shpërthyese në veri.
“Ekzistojnë njoftime zyrtare se Kosova planifikon të bëjë aksione që mund të shkaktojnë destabilizim të situatës në veri të Kosovës. Një prej aksioneve të tilla ishte aksioni i fundit policor në të cilin ishin përdorur më tepër se 70 automjete luftarake, është ushtruar dhunë ndaj të gjithë të arrestuarve dhe gjëra të tilla”, deklaroi Daçiq pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së
Daçiq ka theksuar se aksioni i ri i Kosovës do të jetë Trepça, siç u shpreh ai: fitimi i Trepçës.
“Një prej synimeve mund të jetë edhe vendosja e mjeteve shpërthyese në zona të ndryshme të veriut të Kosovës. Ekzistojnë lajmërime të cilat i kemi ndarë me partnerët perëndimorë dhe ata i dinë të gjitha. Kjo është sfidë e madhe për të cilën e kam paralajmëruar edhe KFOR-in”, u shpreh ai.
“Është detyrë e tyre që t’i mbrojnë të gjithë qytetarët, pa marrë parasysh a janë serbë apo shqiptarë, që t’i parandalojnë sulmet në veri të Kosovës. Nëse nuk e bën KFOR-i, vijmë në një rrezik të madh të destabilizimit të gjithë rajonit”, theksoi Daçiq.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.