×
  • Sport
  • Sport

    Robin Haxhi Krasniqi merr 1 milion euro nga sponzori i tij për të filluar gjyqin kundër Boesel

    Reporteri
    15 Tetor 2021 | 10:18

    Boksieri shqiptar, Robin Haxhi Krasniqi e ka marr shumë seriozisht që të bëj një padi kundër gjyqtarëve të ndeshjes ndaj boksierit gjerman, Dominic Boesel.

    Krasniqi beson se iu bë e padrejtë nga gjyqtarët në ndeshjen që patën gjatë këtij muaji dhe dëshiron që përmes rrugëve ligjore ta zgjedh këtë, transmeton Reporteri.net.

    Për të filluar luftën ligjore, Krasniqi tashmë ka në dispozicion 1 milionë euro. Sponzoruesi i Krasniqit, Burim Hazrolli tani ka vënë në dispozicion një milion euro për kostot përkatëse.

    “Një vendim i tillë i padrejtë dhe josportiv nuk mund të mbështetet, kështu që ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të marrë vendimin e duhur,” tha Hazrolli.

    Robin Krasniqi për shumë persona e dominoi ndeshjen dhe e meritoi që ta mbante titullin e kampionit të botës. Por, gjyqtarët menduan se Boesel e meritoi fitoren. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!