Ka përfunduar Konferenca e Kryetarëve e thirrur sot nga kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, ndërsa janë zbuluar edhe disa lëvizje që PS-ja do të bëjë të enjten në seancën plenare.
BalkanWeb ka mësuar detaje të reja nga mbledhja, ku pritet që seanca e së enjtes të zhvillohet me debate të forta. Diskutimet në Kuvendin e Republikës do të zgjasin rreth pesë orë.
Kjo mbledhje e Konferencës së Kryetarëve vjen një ditë pasi selia rozë deklaroi se ka nisur procedurat për të shkarkuar presidentin e vendit Ilir Meta. Gjithashtu “BalkanWeb” mëson se debati do ndahet në mënyrë proporcionale mes grupeve parlamentare dhe koha më e gjatë do i takojë grupit të PS.
Në seancën e së enjtes janë vendosur në dispozicion të maxhorancës 170 minuta, ndërsa 130 janë rezervuar për opozitën (grupin demokrat) dhe pjesa e mbetur për deputetët e pavarur.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.