×
  • Sport
  • Sport

    Paul Pogba i vetofrohet klubit të madh spanjoll

    Reporteri
    15 Tetor 2021 | 15:48

    Mesfushori francez, Paul Pogba duket se nuk do të jetë pjesë e Manchester United edhe sezonin e ardhshëm.

    Sipas “ESPN”, Pogba I është vetofruar klubit të Barcelonës, transmeton Reporteri.net.

    Ajo që mund të ndaloj transferimin e Pogbas në Barcelonë është paga dhe komisioni për agjenin e tij, Mino Raiola.

    Katalunasit nuk janë duke kaluar në një periudhë të mirë ekonomike dhe paga e lartë e Pogbas mund të jetë problem.

    Po ashtu, agjenti i francezit, Raiola kërkon një shumë të madhe për komision. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!