Pas ndeshjeve të Kombëtareve janë rikthyer në aksion ligat elitare të futbollit.
Në top pesë ligat kryesore evropiane sot do të luhet disa ndeshje tejet interesante.
Ndeshja e parë në program për ditën e sotme është ajo mes Watfordit dhe Liverpoolit që hap xhiron e tetë në Premier Ligë dhe luhet nga ora 13:30.
Ndërsa nga ora 16:00, Leicesteri ballafaqohet me Man Utd, kurse Man City e pret në shtëpi Burnleyn.
Në Gjermani vëmendja do të jetë tek dueli Borussia Dortmund-Mainz nga ora 15:30.
Serie A do ta ketë derbin Lazio-Inter me fillim nga ora 18:00, kurse Milan-Verona luhet në mbrëmje 20:45.
Në Francë vëmendja do të jetë tek Lyon-Moncaco që nis nga ora 21:00.
Këto janë të gjitha ndeshjet që luhen ditën e sotme në top pesë ligat evropiane.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.