Turistët që humbën jetën tragjikisht në hotel Gloria, kishin vetëm 2 orë që kishin mbërritur në ambientet e hotelit.
Mungesa e tyre u vu re nga turistët e tjerë të cilët nisin kontrollet brenda ambienteve të hotelit. Ndërsa skena e rëndë u pa nga recepsionistja e hotelit, pasi ishte pikërisht ajo që shkoi tek sauna, ku u gjetën edhe katër viktimat.
Menaxheri tha se kishte trokitur në derën e dhomës së hotelit por nuk kishte marrë asnjë përgjigje.
Gjatë mbrëmjes së djeshme u tha se përfaqësues të ambasadës ruse do të vinin në terren për të parë rrethanat e ngjarjes, megjithatë ende nuk janë shfaqur në hotelin që ndodhet në Qerret. Ndërsa janë marrë në pyetje persona të cilët ishin pjesë e stafit të hotelit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.