Është ndarë nga jetë në moshën 58-vjeç gazetari Artjan Tepelena. Lajmi është bërë i ditur nga vëllai i tij, Ilir Tepelena, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Tepelena humbi jetën pas infektimit me COVID-19. Gazetari kishte një muaj që ishte i shtruar në spitalet Covid, por nuk mundi të fitonte betejën me koronavirusin.
Përmes një postimi, vëllai i të ndjerit prek me mesazhin kushtuar gazetarit.
“Dikur kur isha i vogël, nuk kishte lumturi më të madhe për mua se kur të shihja që më merrje nga kopshti…Vite më pas, nuk kishte moment më të bukur se sa kur më prisje në aeroport…
Sot, më pret aty ku edhe në ëndrrën më të keqe nuk do ta kisha duruar…Vellai im i madh, idhulli im, gjaku im, familja ime, krenaria ime, dhimbja ime me e madhe – Artjan Tepelena, për të gjithë miqtë e njerëzit që të kanë njohur, të kanë dashur, te kanë respektuar…U prehsh në paqe!”, -shkruan vëllai i gazetarit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.