×
  • Sport
  • Sport

    Xhiro e nëntë në Superligë mbyllet me befasi, tabela tregon lëvizjet e skuadrave

    Reporteri
    16 Tetor 2021 | 16:34

    Tashmë kanë përfunduar tri ndeshjet e Superligës së Kosovës në futboll, duele këto në kuadër të xhiros së nëntë.


    Dukagjini e mposhti Malishevën pa asnjë problem me rezultatin final në 2:0, shkruan Reporteri.net

    Ndërkaq, derbi i madh mes Gjilanit dhe Ballkanit përfundoi me barazim në 1:1, ku gjilanasit pranuan një karton të kuq.

    E Prishtina humbi nga Llapi befasishëm me rezultatin minimal në 1:2.

    E pas këtyre ndeshjeve ka ndryshuar edhe renditja në tabelë, ku tashmë vendin e parë e mbanë Drenica me 17 pikë e ndjekur nga Ballkani që ka po aq dhe Gjilani që aktualisht ndodhet në vendin e tretë me 14 pikë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!