×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vetëvritet një person në Tiranë

    Reporteri
    16 Tetor 2021 | 16:59

    Një 60-vjeçar është vetëvrarë pranë banesës së tij, sot në mesditë, në Tiranë.


    Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:15, kur shtetasi me iniciale A.V. ka ndërmarrë aktin ekstrem, në Farkë të Madhe.

    Nuk dihet ende nëse 60-vjeçari ka pasur probleme psikike, raporton TCh.

    Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, që po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!