×
  • Lajme
  • Shqipëria

    U kap duke shitur kokainë, e pëson keq 25-vjeçari shqiptar në Itali

    Reporteri
    16 Tetor 2021 | 22:53

    Policia italiane ka arrestuar një 25-vjeçar shqiptar, pasi u kap duke shpërndarë drogë. I riu u konstatua duke shitur kokainë pranë varrezave të L’Aquila.


    Edhe pse tentoi t’iu largohej karabinerëve, shqiptari nuk arriti.

    Gjatë kontrollit në makinën e të riut, policia gjeti disa doza kokaine si dhe një thikë të madhe.

    Më pas, në banesë i gjetën disa doza të tjera kokainë, si dhe një shumë prej 605 eurosh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!