×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shëndeti mendor, 40% më shumë të shtruar në spitalet psikiatrike

    Reporteri
    17 Tetor 2021 | 7:29

    Pas jetëve të humbura dhe dëmit ekonomik, pandemia COVID-19 po prek edhe shëndetin mendor.

    Sipas të dhënave, në 4 muajt e parë të vitit, 718 shqiptarë u shtruan në spitalet psikiatrike. Shifra është 40 për qind më e lartë se e njëjta periudhë e vitit të shkuar.

    Përhapja e koronavirusit, pasiguritë ekonomike dhe izolimi janë ndër faktorët që ndikuan tek stresi i qytetarëve, duke përkeqësuar shëndetin mendor të tyre.

    Prej më shumës e 1 viti e gjysmë pandemi, popullata është duke u përballur me shumë faktorë stresorë të kombinuar së bashku, gjë që e bën akoma më të rënduar situatën dhe ruajtjen e një balance të shëndetit mendor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!