Unë nuk e sulmova Vlorën Çitakun, por ia përsërita se ajo që e tha në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ishte turpi dhe budallallëku më i madh, tha ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq në një prononcim për gazetën serbe Blic, transmeton Reporteri.net.
“Ajo që ajo foli për dekolonizimin, që ne kolonizuam Kosovën, reagova ndaj kësaj deklarate”, u shpreh Daçiq.
Daçiq u shpreh se e kishte pyetur Çitakun se si nuk ka turp të thotë diçka të tillë?
“Le të më tregojë një monument shqiptar nga ajo kohë, ndryshe nga kishat dhe manastiret tona nga shekulli XII, XIII dhe XIV. Atyre nuk u intereson absolutisht asgjë, vetëm gënjeshtrat dhe propaganda”, u shpreh Daçiq.
“Mund të më kritikojë kush të dojë, nuk do të heshtë kurrë ndaj këtyre marrëzirave dhe paturpësive”, madje edhe nëse më shkarkojnë”, përfundoi Daçiq. /Reporteri.net
https://www.facebook.com/vlora.citaku.1/videos/10156053641417414/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.