×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Drogë e lojëra fati, RENEA “zbarkon” në Kukës, arrestohet 35-vjeçari

    Reporteri
    17 Tetor 2021 | 17:44

    Një 35 vjeçar është arrestuar në Kukës dhe një 34 vjeçar është shpallur në kërkim pasi akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike dhe ushtrim të paligjshëm të lojërave të fatit.


    Policia në bashkëpunim me RENEA-n, kanë arrestuar shtetasin B.S dhe kanë shpallur në kërkim F.S.

    Ndërkohë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë dhe 7 shtetas, për moskallëzim krimi.

    “Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi B. S., 35 vjeç, me precedent penal të mëparshëm në fushën e narkotikëve, i dyshuar si organizator i shpërndarjes së drogave të forta dhe ushtrimit të paligjshëm të lojrave të fatit, si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit F. E., 34 vjeç, me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve, i dyshuar për ushtrim pa licencë të lojërave të fatit, përshtatje të lokalit për përdorim droge dhe prodhim e shitje të narkotikëve.” – njofton policia.

    Gjatë kontrollit në lokal, në qytetin e Kukësit, shërbimet e Policisë sekuestruan një sasi kokaine, sende që shërbenin për përdorimin e lëndës narkotike kokainë, ekstazi, çipsa, letra bixhozi, peshore elektronike, tavolinë pokeri dhe një sasi parash.

    Ndërsa gjatë kontrollit në banesën e shtetasit të arrestuar B. S., shërbimet e Policisë gjetën edhe një sasi tjetër kokaine të futur në një qese plastmasi.

    Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!