×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Arrestohen pronarët e subjektit VIP në Shkodër

    Reporteri
    11 Qershor 2019 | 13:34

    Pronarët e një subjekti VIP është arrestuar pasi akuzohet për mashtrim me skemën e rimbursimit të TVSh-së.


    Arrestimi u krye pas një hetimi 3 mujor ku u konstatua skema per perfitimin e tvsh-se ne forme rimbursimi ne vleren 44,602,171 leke te reja.

    “Subjekti General Impex nepermjet aktivitetit te tije i ka shkaktuar dem ekonomik shtetit ne vleren 248, 994, 420 lek nepermjet fshehjes se te arshurave dhe 73.666.095 leke te reja nepermjet mospagimit te taksave dhe tatimeve.” informoi policia e Shkodrës.

    Pas verifikimeve nga Prokuroria dhe Hetimi Tatimor Rajoni Verior, Prokuroria e rrethit gjyqesor Shkoder ka leshuar 2 urdher arreste per pronaret e subjektit, shtetasit me inicialet K.M dhe D.Th si dhe ka marr masen e pezullimit te ushtrimit te detyres per noterin me inicialet Gj.K. dhe mases se detyrimit paraqitje per shtetasin A.B, pronar i nje subjekti te lidhur si pjese e mashtrimit me TVSH-ne.

    Sipas prokurorisë keta shtetas kane konsumuar veprat penale ne baze te nenit 180 “Fshehje e te ardhurave”, neni 181 “Mos pagim i taksave dhe tatimeve”, ndersa per noterin “Fallsifikim i dokumenteve” parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!