×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Mburremi me KFOR-in, fuqi e përkushtimit për ndërtimin e së ardhmes së përbashkët

    Reporteri
    11 Qershor 2019 | 13:39

    Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka deklaruar se ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, ndërprerja e gjenocidit dhe spastrimit etnik janë vlerat më sublime për lirinë dhe jetën.


    Haradinaj shtoi se në përvjetorin e çlirimit dhe kthimit të qytetarëve të Kosovës në tokën e tyre, sot kujtojmë sakrificën e popullit dhe atë të ushtarëve të NATO-s që u renditën në të drejtën e njerëzimit.

    Kryeministri tha se mburret me fuqinë e KFOR-it në Kosovë, me fuqinë e përkushtimit dhe ndërtimit të së ardhmes së përbashkët.

    Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Lorenzo D’Adario, tha se nën komandën e Trupave Aleate për reagim të shpejtë, përfundimisht rreth 5000 ushtarë nga 39 vende erdhën në Kosovë nga e tëra bota.

    Ai tha se sot kujton me mirënjohje të thellë të gjithë ata që dhanë jetën e tyre për këtë mision të rëndësishëm.

    “Kur mendoj Prishtinën e vitit 1999 më kujtohet ndjenja e dëshpërimit dhe frikës, por edhe ndjenjës që më e keqja kishte mbaruar pas atyre muajve shkatërrimtarë të luftës civile . Shumë njerëz ishin zhvendosur kishte mungesë të sigurisë dhe shërbimeve themelore. Ishim pjesë e një grumbullimi të paprecedent të Kombeve të Bashkuara një forcë e fuqishme në përkushtimin e saj për të intervenuar në terren për të bërë një ndryshim, përkundër të gjitha sfidave. Nën komandën e Trupave Aleate për reagim të shpejtë, përfundimisht rreth 5000 ushtarë nga 39 vende erdhën në Kosovë nga e tëra bota. Sot i kujtojmë me mirënjohje të thellë të gjithë ata që dhanë jetën e tyre për këtë mision të rëndësishëm”, tha ai, raporton EO.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!