Mbrëmjen e sotme Shqipëria u godit nga një tërmet me magnitudë 4.5 me epiqendër në afërsi të Lezhës.
Lëkundjet e forta të tërmetit u ndjen po ashtu dhe në Tiranë, Durrës e Shkodër, duke ngjallur panik te qytetarët.
Pas lëkundjeve të tërmetit, shumë qytetarë në Lezhë kanë dalë nga banesat, duke qëndruar për disa minuta në rrugë.
Deri më tani nga lëkundjet e tërmetit nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale.
Se tërmeti nuk ka shkaktuar dëme është konfirmuar edhe nga Bashkia e Lezhës.
“Nga Informacionet paraprake te marra nga struktura e emergjencave në Bashkinë Lezhë, lëkundjet e para disa minutave me pare, te cilat sipas informacioneve ishin 4.5 balle, nuk kane shkaktuar dëme. Struktura e Emergjencave civile bashke me Administratoret dhe Kryetaret e fshatrave jane ne terren per cdo problematike.”, thuhet në njoftimin e kësaj bashkie.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.