×
  • Sport
  • Sport

    E turpshme: Tifozët bullgarë tallen me barkun e sulmuesit të Kosovës

    Reporteri
    11 Qershor 2019 | 14:31

    Gazeta bullgare e sportit, Sportal.bg, raporton se tifozët e Kombëtares së Bullgarisë kanë gjetur ngushëllim për disfatën e së enjtes kundër Kosovës, duke u tallur me sulmuesin Atdhe Nuhiu, për format e tij fizike.


    Kosova e mposhti Bullgarinë në Sofje mbrëmë me rezultat 3:2, në kuadër të Grupit A për kualifikim në Kampionatin Evropian 2020, transmeton Gazeta Express.

    Sulmuesi kosovar Atdhe Nuhiu nuk u inkuadrua në lojë për asnjë minutë e megjithatë ai e ka marrë vëmendjen e tifozëve dhe mediave bullgare pas ndeshjes.

    Kur kishte dalë në fushë për t’u përgatitur për ndeshjen kundër Bullgarisë, kamerat televizive e kishin kapur Nuhiun, i cili e kishte ngritur larg fanellën e tij.

    “Momenti vjen nga nxehjet para duelit, për ne, të pafat. Futbollisti i Kosovës është Atdhe Nuhiu. Barku i sulmuesit është bërë “hit” në mesin e tifozëve të zhgënjyer të Bullgarisë”, shkruan Sportal.bg.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!