×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenti Thaçi me ushtarët festojnë 20-vjetorin e hyrjes së NATO-s në Kosovë

    Reporteri
    11 Qershor 2019 | 14:45

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kujtuar sakrificën e ushtarëve të KFOR-it në Kosovë.


    Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka shënuar në Qendrën e Komandës së KFOR-it në Prishtinë 20-vjetorin e hyrjes së NATO-s.

    Thaçi aty ka takuar edhe ushtarakë nga rajoni, ndër ta edhe një ushtarak nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë.

    Postimi i plotë i Thaçit:

    Në ceremoninë e shënimit të 20 vjetorit të hyrjes së KFOR-it në Kosovë kujtuam vendosmërinë, forcën dhe sakrificën e ushtarëve të NATO-s, por edhe suksesin e tyre në ndërtimin e një Kosove që jeton në paqe dhe në një ambient të sigurt me të gjitha komunitetet e saj.

    I gëzuar që aty pashë edhe ushtarët nga rajoni që sot shërbejnë në misionet e NATO-s, ndër ta edhe ushtarakun Dervishi nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!