Përveç ish-Presidentit amerikan Bill Clinton, në Kosovë ka arritur edhe ish-sekretarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Madeliene Albright.
Albright, është pritur nga ish-Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga.
Ish presidentja Jahjaga ka publikuar edhe pamje nga momenti kur Albright shkel në tokën e Kosovës, shkruan Reporteri.net.
“Jam krenare që, njëzet vite pas çlirimit, të mirëpres në Kosovë ish-Sekretaren Amerikane të Shtetit, Madeline Albright- njërën nga kontribueset më të fuqishme në lirinë dhe pavarësinë tonë. Vendosmëria dhe përkushtimi i Sekretarës Albright për ta ndalur gjenocidin në Kosovë dhe për t’ia kthyer lirinë dhe shpresën një populli të shtypur ishin kruciale për të ardhmën e popullit tonë. Sekretarja Albright, e cila ishte e pakompromis ndaj dhunës që regjimi i Millosheviqit po ushtronte në Kosovë, sot erdhi në një Kosovë që kultivon vlerat për të cilat ajo është angazhuar- lirinë, demokracinë, tolerancën dhe paqen”, ka shkruar Jahjaga në Facebook, ku ka publikuar edhe fotografitë. /Reporteri.net