×
  • Sport
  • Sport

    Superliga e Kosovës në aksion sot, tri ndeshje interesante na presin

    Reporteri
    19 Tetor 2021 | 10:15

    Sot do të zhvillohet java e 10-të e Superligës së Kosovës.

    Tri ndeshje interesante nga ora 13:00 janë në program për sot, transmeton Reporteri.net.

    Feronikeli në Drenas e pret Dritën. Nikli janë në pozitën e 7-të me 10 pikë pas 9 ndeshjeve dhe në 5 ndeshjet e fundit kanë fituar vetëm 1 ndeshje.

    Në anën tjetër Drita është në pozitën e 4-të me 13 pikë. Klubi nga Gjilani në 4 ndeshjet e fundit ka 2 barazime dhe 2 humbje.

    Ndeshje interesante pritet të jetë edhe mes Ulpianës dhe Llapit. Ekipi nga Lipjani është në pozitën e fundit me 7 pikë, kurse Llapi në të parafundit me 9 pikë.

    Llapi në 2 ndeshjet e fundit ka 2 fitore, kurse Ulpiana në 4 ndeshjet e fundit ka 3 barazime dhe 1 humbje. Ndeshja luhet në qytetin e Lipjanit, në stadiumin “Sami Kelmendi”.

    Ndeshje shumë interesante pritet të zhvillohet edhe në stadiumin “Fadil Vokrri” mes Prishtinës dhe Malishevës.

    Klubi nga kryeqyteti ka 10 pikë pas 9 ndeshjeve dhe është në pozitën e 6-të. Ndërsa 1 pozitë më lartë është Malisheva me 12 pikë. Dy ekipet në 3 ndeshjet e fundit nuk kanë asnjë fitore. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!