Ekipi i Prishtinës ka marr fitoren e parë në stadiumin “Fadil Vokrri” sot kundër Malishevës.
Kryeqytetasit kanë fituar me rezultat 2:1 sot në ndeshjen e xhiros së 10-të, transmeton Reporteri.net.
Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani tha se kjo fitore nuk i jep qetësi skuadrës së tij.
‘Për shkak të mungesës së rezultateve në këtë ndeshje e kemi dashur vetëm fitore. Kjo ishte fitorja e parë si vendas dhe presioni ishte i vetëdijshëm brenda grupit. Kjo fitore nuk na jep qetësi apo vetëbesim pasi duhet të lidhim disa ndeshje radhazi me fitore’, deklaroi Ramadani./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.