×
  • Sport
  • Sport

    Pësoi sulm para ndeshjes me Bullgarinë, mësohet gjendja e nënkryetarit të FFK-së

    Reporteri
    11 Qershor 2019 | 16:05

    Me të hyrë në stadium, nënkryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Predrag Jovic ishte alivanosur për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore.


    Afër tij në momentin e alivanosjes kishin qenë ish-nënkryetari i FFK-së Bekim Haxhiu dhe zëvendës-sekretari i FFK-së, Arianit Ahmeti.

    I menjëhershëm ka qenë reagimi i mjekëve, të cilët pas ndihmës së parë e dërguan Jovicin për tretman më të specializuar në spitalin e Sofjes.

    Në lidhje me gjendjen shëndetësore të Jeviq, Zëri.info ka kontaktuar me zëvendës-sekretarin Ahmeti.

    Ahmeti ka thënë se gjendja e Jeviq është më e mirë, teksa presin që ai të kthehet në Kosovë gjatë ditës së sotme.

    “Gjendja e Jeviq është më e mirë. Me të kanë qëndruar presidenti Agim Ademi dhe sekretari Eroll Salihu”, tha Ahmeti.

    “Nga Sofja, ai është kthyer në Prishtinë”, shtoi Ahmeti.

    Ndryshe, ndeshja mes Bullgarisë dhe Kosovës u mbyll me rezultat 2:3 në favor të “Dardanëve”.

    Me këtë fitore, Kosova mbetet në vendin e tretë në grupin A në kuadër të ciklit eliminator për “Euro 2020” me pesë pikë të grumbulluara.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!