Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka pritur sot ish-presidentin amerikan, Bill Clinton me një ceremoni shtetërore.
Gjatë këtij takimi, Thaçi e ka dekoruar Clintonin me ‘Urdhrin e Lirisë’, shkruan Reporteri.net
Thaçi ka falënderuar ish presidentin Clinton për kontributin e tij në çlirimin e Kosovës gjatë vitit 1999.
“Është kënaqësi e veçantë që t’ju pres në këtë ditë të veçantë për Kosovën. Do t’ju shpreh mirënjohjen më të lartë në emër të Kosovës dhe institucioneve për ju dhe bashkëpunohet tuaj për veprimin humanist që keni marrë në vitin 1999”, ka thënë Thaçi.
Ndërkaq ish-presidenti Clinton ka thënë se sot bota e sheh Kosovën si shembull të demokracisë dhe bashkëjetesës me fqinjët. Ai madje është shprehur se Kosova e meriton të jetë pjesë e familjes së Bashkimit Evropian.
“Mendoj se sot gjithë bota e sheh Kosovën si shembull të demokracisë, dhe jetesës në paqe me fqinjët. Kjo është diçka të cilën çdo shtet duhet ta bëjë. Unë gjithmonë do të jem krenar që isha president i SHBA-ve, kur kishit nevojë të mos largoheni nga shtëpitë ose të vraheshin civilët. Kosova duhet të jetë në Bashkimin Evropian, NATO dhe organizatat tjera ndërkombëtare”, është shprehur Clinton./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.