Shqipëria është goditur përsëri nga lëkundjet e tërmetit. Mbrëmjen e sotme një tërmet me magnitudë 3.0 është regjistruar rreth orës 20:01 në jug të Shqipërisë.
Lëkundjet sizmike janë ndier në Sarandë, Gjirokastër dhe Delvinë. Sipas të dhënave tërmeti ishte me thellësi 2 km me epiqendër pranë Gjirokastrës.
Pak ditë më parë në vendin tonë u regjistruar një tjetër tërmet me magnitudë 4.5 me epiqendër në Lezzhë me thellësi 10 km. Tërmeti ngjalli panik tek qytetarët, të cilët dolën nga banesat e tyre gjatë orëve të mbrëmjes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.