×
  • Sport
  • Sport

    Milani merr humbjen që mund t’i kushtojë rëndë, Messi shkëlqen me PSG-në

    Reporteri
    19 Tetor 2021 | 23:33

    Kanë përfunduar edhe gjashtë ndeshjet tjera të ditës së sotme, pas atyre dy sfidave që u zhvilluan nga ora 18:45 ku City triumfoi ndaj Club Brugge dhe Sportingi ndaj Beshiktashit.

    Liverpooli e fitoi sfidën kryesore të kësaj mbrëmjeje duke e mposhtur Atletico Madridin me rezultat 3-2 në “Wanda Metropolitano”.

    Golat për Liverpoolin i shënuan Salah, Keita dhe Mane, kurse për skuadrën spanjolle dy golat i realizoi sulmuesi Antoine Griezmann i cili më pastaj edhe u ndëshkua me karton të kuq.

    Në po të njëjtin grup, Porto e ka mposhtur Milanin me rezultat minimal 1-0 me golin e Luiz Diaz.

    Në grupin B kryeson Liverpooli me nëntë pikë, i ndjekur nga Atletico me katër, aq sa ka edhe Porto, kurse Milani vazhdo të mbetet pa pikë pas tri humbjeve dhe e rrezikon tashmë seriozisht vazhdimin edhe më tutje në këtë garë.

    Në grupin A PSG e ka mposhtur RB Leipzigun me rezultat 3-2 ku shkëlqeu Messi me dy gola, kurse goli tjetër i francezëve erdhi nga këmbët e Kylian Mbappe.

    Real Madridi e ka mposhtur me rezultat të thellë 5-0 Shakhtar Donetskun duke u barazuar kështu me pikë me Sherif Tiraspolin që ka pësuar disfatë përball Interit me rezultat 3-1 në “Giuseppe Meazza”.

    Sfida e grupit C ndërmjet Ajaxit dhe Dortmundit është mbyllur me fitoren e holandezëve që kanë triumfuar me rezultat 4-0.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!