×
  • Sport
  • Sport

    I dha Kosovës heroin e saj, por shteti e la në humnerë klubin e Vushtrrisë

    Reporteri
    11 Qershor 2019 | 17:21

    Kosova arriti ta mposhtë mbrëmë Bullgarinë falë një paraqitjeje fantastike të Milot Rashicës i cili ishte më meritori për triumfin e ‘Dardanëve’.


    Vushtrriasi ndihmoi ekipin me një gol dhe një asist perfekt në minutën e 92-të të ndeshjes, asist ky që gjeti kokën e Elbasan Rashanit, shkruan Reporteri.net

    Por, duke parë kontributin e vushtrriasve ndër vite, çka i ofroi Ministria e Sportit, apo Qeveria, apo edhe vetë Komuna këtij qyteti?

    Vushtrria zhvillon ndeshjet në stadiumin “Ferki Aliu”, stadium ky që as për së afërmi nuk i plotëson kriteret e të zhvilluarit një ndeshje të rangut të Superligës.

    Armend Dallku, Milot Rashica, (Elbasan Rashani) e së fundi edhe Florent Hasani i cili aktivizohet më shumë për Përfaqësuesen U21, janë vetëm disa nga emrat që kanë dalë nga vatra e futbollit vushtrrias.

    Një qytet që i kontribuoi kaq shumë futbollit kosovar, nuk e ka së paku një stadium të denjë. Krejt ajo se çka është investuar, është një tribunë (ndërtim i vrazhdë).

    Zhveshtoret e klubit janë në gjendje të mjerueshme dhe është e turpshme që futbollistë me potencial të Milot Rashicës t’i përdorin ato.

    Kujtojmë kohën kur edhe Milot Rashica ishte pjesë e këtij klubi, me të cilin arriti të shpallet kampion në sezonin 2013/14.

    Qyteti i Vushtrrisë, më shumë se kushdo tjetër, e meriton që ta ketë së paku një stadium që i plotëson kriteret e të luajturit futboll, pasi një tifozëri siç është ajo e “Forcas”, e cila ishte gjithmonë pranë klubit në numër të madh edhe kur luante në Ligën e Parë, meriton një tribunë të rehatshme ku do të mund ta shprehnin dashurinë për klubin, shkruan Reporteri.net

    Në sezonin që lam pas, Vushtrria bënte pjesë në Ligën e Parë, por arriti të mbledhte më shumë shikues sesa klubet që bënin gara në Superligën e Kosovës.

    Vushtrria, qyteti që i dha shumë sportit të Kosovës, por që mori shumë pak./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!