×
  • Lajme
  • Lajme

    Gruas së Thaçit do t’i kontrollohet pasuria në detaje

    Reporteri
    11 Qershor 2019 | 16:36

    Para 5 ditësh, Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar deklarimet e pasurisë së zyrtarëve shtetërorë.


    Në mesin e zyrtarëve që ka deklaruar pasurinë është edhe zonja e parë e Kosovës, Lumnie Thaçi.

    Por, zonjës së parë të Shtetit do t’i kontrollohet pasuria sërish. Këtë herë në detaje. Emri i saj figuron në listën e zyrtarëve që do t’i nënshtrohen deklarimit të plotë të pasurisë.

    Në regjistrin për deklarimin e pasurisë në AKK, Lumnije Thaçi ka deklaruar se ka para “cash” në vlerë rreth 25 mijë euro, ku përfshihen edhe paratë e bashkëshortit dhe djalit të saj të vetëm, Endritit.

    Si pasuri të luajtshme, Thaçi ka deklaruar një veturë Audi Q5 e vitit 2016-të në vlerë të 15 mijë eurove.

    Pasuria e paluajtshme e familjes Thaçi ka vlerë mbi gjysmë milionë euro, derisa të hyrat vjetore të Lumnie Thaçit kapin e vlerën e 19 mijë e 200 eurove.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!