Një person u vra me armë zjarri të dielën në një kazino në qytetin e Suharekës.
Policia përmes një njoftimi bëri të ditur se në bazë të provave materiale, viktima nga Mushtishti u vra nga një zyrtar policor.
“Në bazë të provave materiale, viktima është J. A. nga fshati Mushtisht. Kemi ardhë në përfundim se i dyshuari i vetëm është një zyrtar policor, rreshter në veri të Prizrenit me iniciale SH.S. Policia ka bërë kontrollin në shtëpinë e tij dhe më pas është arrestuar”, tha Policia.
Reporteri.net mëson se Shefki Spahiu, rreshter policor është personi i dyshuar për vrasjen e Jetmir Alija.
Burime të Reporteri.net tregojnë se polici në fjalë ka qenë i suspenduar edhe më parë nga policia për shkak të disa dyshimeve tjera për përfshirje në vepra penale.
Kujtojmë se me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje prej 48 orësh. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.