Një pjesë e madhe e estradës shpeshherë po mashtrojnë ndjekësit e tyre me përdorimin e tepërt të photoshop-it.
Në mesin e tyre është edhe Tayna e cila në një fotografi të publikuar, duket krejtësisht ndryshe me atë që është kapur nga fansat e saj, shkruan Reporteri.net.
Faqja në Instagram “Vipat e Bllokut”, ka publikuar një fotografi të saj, ku në njërën anë është një pozë e shkrepur nga vetë artistja, derisa në anën tjetër, një e shkrepur nga një koncert i saj.
Dallimi në fotografinë e publikuar duket qartë ndryshimi tejet i madh i këngëtares.
Ndryshe, javë më parë, Rinor Hykolli, menaxheri i Taynës bëri të ditur se këngëtarja shumë shpejt do të lansojë albumin e saj të ri./Reporteri.net/
