×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Brenda tetorit nis vaksinimi i fëmijëve dhe doza e tretë në Shqipëri

    Reporteri
    20 Tetor 2021 | 19:09

    Brenda tetorit dhe në Shqipëri do të nisë aplikimi i dozës së tretë të vaksinës anti COVID për personat mbi 60 vjeç, ata me sëmundje të caktuara dhe grupet më të rrezikuara.

    Komitetit i Imunizimit dhe Vaksinimit ka rekomanduar nxjerrjen e udhëzimeve të detajuara. Anëtarja e tij, mjekja Aida Bushati, tregon arsyet e këtij vendimi. Doza e tretë anti COVID mund të aplikohet gjashtë muaj pas së dytës ndërkohë që nuk përjashtohen as kombinimet mes vaksinave.

    Para marrjes së saj mjekja Bushati sugjeron kryerjen e testit të antitrupave dhe konsultën me mjekun. Komiteti i Imunizmit ka rekomanduar gjithashtu dhe vaksinimin e fëmijëve mbi 12 vjeç me sëmundje shoqëruese.

    Anetarja e Komitetit Aida Bushati shpjegon se dozat anti COVID nuk bien ndesh me kalendarin e vaksinave të tjera. Pas rekomandimit të Komitetit të Imunizmit dhe Vaksinimit pritet vendimi i Komitetit Teknik dhe urdhëri i ministres së

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!